Bilall Sherifi: Urime Fatmir, tani presim fitore të reja

Aktuale

Bilall Sherifi: Urime Fatmir, tani presim fitore të reja

Më: 9 mars 2018 Në ora: 14:20
Bilall Sherifi

Sot, pasi Gjykata Themelore e Gjakovës e ka shpallur të pafajshëm liderin e NISMËS, ish komandantin e brigadës 121 të UÇK-së, Fatmir Limajt, kanë uruar të gjithë bashkëpunëtorët dhe bashkëluftëtarët e tij.

Me rastin e vendimit për lirime nga aktakuza për krime lufte, Sekretari i përgjithshëm dhe Shefi Grupit Parlamentar Nismës, Bilall Sherifi, ka uruar Limajn për pafajësinë e tij.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Sherifi ka uruar Limajn, ku ka thënë se pas fitoreve të një pas njëshme në betejat për drejtësi që padrejtësisht të rënduan mbi supe, tani presim angazhime dhe më të madh dhe fitore të reja në betejat për zhvillim dhe përparim të shtetit të së drejtës.

Postimi i Bilall Sherifit:

Pas fitoreve të një pas njëshme në betejat për drejtësi që padrejtësisht të rënduan mbi supe, tani presim angazhim edhe më të madh dhe fitore të reja në betejat për zhvillim dhe përparim të shtetit të së drejtës
Urime Fatmir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat