Bashkëshortja e Limajt: 20 vite pate barrë mbi supe, ndoshta dikush tjetër nuk do të mund ta përballonte

Aktuale

Bashkëshortja e Limajt: 20 vite pate barrë mbi supe, ndoshta dikush tjetër nuk do të mund ta përballonte

Nga: H.Orana Më: 9 mars 2018 Në ora: 14:32
Fatmir Limaj dhe Arlinda me vajzen

Fatmir Limaj sot është shpall i pafajshëm në lidhje me akuzat që ngarkoheshin për krime lufte.  Sot gGjykata  Themelore e Gjakovës ka shpallur vendimin me të cilin Limaj lirohet nga të gjitha akuzat që i ngarkoheshin në rastin e quajtur “Bellanica”, ku gjatë kohës së luftës ishin vrarë dy civilë shqiptarë, Selman Binishi dhe Ramiz Hoxha.

Pas këtij vendimi menjëherë ka reaguar në Facebook bashkëshortja e Limajt, Arlinda.

Ajo përmes këtij postimi shkruan se ‘nëse dikush duhet të krenohet me ty, atëherë është Kosova që pati fatin të ketë një trim si ty”.

Postimi i plotë:

Ushtari vdes por nuk dorezohet as ne lufte e as ne paqe!

Nese dikush ka dhene shembull se si duhet ruajtur vlerat e luftes ai jeni ju..

Nese dikush duhet te mburret per mbrojtjen e ketyre vlerave atehere eshte Kosova qe pati fatin te kete nje trim si ty!

Ndoshta dikujt sot do t’i duket asgje kjo fitore,por t’a lejm anash te sotmen,kjo ka vlera me te medha se sa jetojme ne,kjo eshte vet historia.

Per njezet vite pate barre te madhe mbi supe,jo çdo kush do ta duronte kete,ndoshta edhe ishte me mire qe jeta te perballi ty me keto procese,kushedi nese tjetri do ta perballonte!

Neser te gjitha keto do te jene ne historine e popullit shqiptar dhe çfare te them tjeter perveç: Falemnderit qe asnjehere nuk lejove te njollosen tri shkronjat tona te arta.

Gjithmone krenare me Ushtrine tone!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat