Lirohen të dyshuarit për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë?

Aktuale

Lirohen të dyshuarit për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë?

Më: 9 mars 2018 Në ora: 15:23
Foto nga vendi i ngjarjes


Dy vëllezër njëri prej të cilëve ishte pjesëtar i FSK-së, u vranë sot në fshatin Plloqicë të Malishevës. Policia kishte njoftuar se dy persona ishin arrestuar si të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre.

Blerim dhe Besim Maloku ishin intervistuar nga policia në lidhje me këtë rast. Media merr vesh se pas intervistimit të dy janë liruar. Ndryshe, familja e të ndjerëve ka hapur të pamën për vëllezërit e vrarë.

Ata dyshohet se u vranë nga hajnat që kishin hyrë për të vjedhur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat