Alarmi i Abdixhikut: Po shpenzohet rezerva e shtetit pa respekt, do ta ftoj ministrin për raportim

Aktuale

Alarmi i Abdixhikut: Po shpenzohet rezerva e shtetit pa respekt, do ta ftoj ministrin për raportim

Nga: A.ZH Më: 9 mars 2018 Në ora: 21:48
Lumir Abdixhiku

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, që është edhe kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës, ka numëruar disa prej shpenzimeve që janë bërë nga institucionet e vendit gjatë muajve të fundit.

Abdixhiku, në një shkrim në Facebook, ka thënë se për këtë, ai do të ftojë në raportim ministrin e Financave Bedri Hamza, që të tregojë se ku janë shpenzuar mjetet e rezervës këtë vit, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Pra,

- 1 milionë për pagesën e rrymës në Veri;

- 500 mijë euro për librin e Presidentit;

- 550 mijë euro për vitin e Skenderbeut;

- 700 mijë euro për shënimin e pavarësisë;

Ende pa kaluar 3 muaj, shpenzohet rezerva e shtetit për këtë vit. Miliona të shpërndara me lehtësi, pa prioritet e pa respekt ndaj gjendjes ekonomike në vend.

Do ta ftoj Ministrin e Financave në raportim, për të parë se si dhe ku janë shpenzuar mjetet e rezervës këtë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat