150 zyrtarë të lartë deri tani deklaruan pasurinë

Aktuale

150 zyrtarë të lartë deri tani deklaruan pasurinë

Më: 10 mars 2018 Në ora: 12:44
Deklarimi i pasurisë pranë Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK)

Më 1 mars ka filluar procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, të cilët në përputhje me ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre pranë Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK).

Ky proces ka filluar mirë, thotë Afrim Atashin, drejtor i departamentit të parandalimit të korrupsionit, por që numri i zyrtarëve që e deklarojnë pasurinë në fillim të muajit janë të paktë.

Sipas tij, nga 1 marsi deri tani kanë mbushur formularët rreth 150 zyrtarë, derisa janë 4 mijë e 700 zyrtarë të cilët duhet të përfundojnë obligim ligjor për deklarim të pasurisë.

Atashi: Prej 4 mijë zyrtarëve, kanë deklaruar rreth 150 persona

“Procesi po shkon mirë, mirëpo si gjithmonë e kemi një problem me zyrtarë të lartë publik sepse ditët e para nuk vinë, po vijnë nga fundi dhe po kemi problem për guzhva edhe me probleme të tjera. Nuk mund t’i dhënë sqarimet e duhura, për atë arsye apelojmë edhe prej zyrtarëve që të vijnë sa më herët dhe shpejt të bëjnë deklarimin e pasurisë. Deri tash i kemi një numër relativisht të vogël, diku janë rreth 150 person nga një marsi deri më tani. Numri i përgjithshëm është rreth 4 mijë e 700 zyrtarë të latë publikë“, tha Atashi.

Ai tha se vitin e kaluar, Agjencia ka ngritur kallëzim penal ndaj personave të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë, por këto raste janë duar të prokurorive dhe gjykatave dhe se nuk di nëse janë gjobitur.

Atashi madje shton se nuk janë të kënaqur me dënimet që i marrin.

Atashi: Nuk jemi të kënaqur me dënimet që marrin ata që nuk e deklarojnë pasurinë

“Të gjithë ata zyrtarë të lartë që nuk e kanë deklaruar pasurinë me kohë qysh ka qenë edhe ne vitin e kaluar, nuk e di numrin se nuk i kam statistikat e sakta dhe nuk kanë pasur arsye që se kanë deklaruar në afatin e paraparë e është zhvilluar procedura dhe janë bërë kallëzime penale në prokurori kompetente. Mirëpo  është në dorën e prokurorëve dhe gjyqtarëve se a do të dënohen, a do të ketë aktakuza apo do të lirohen. Realisht nuk jemi shumë të kënaqur me dënimet që i marrim, mirëpo kjo është në dorën e prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe ata i kanë arsyetimet e tyre”, tha Atashi.

Ai shton se për këto arsye e kanë shtyrë AKK-në, që të ndryshohet ligji për deklarimin e pasurisë.

Atashi: Ligji ka nevojë për ndryshim

“Për këtë arsye është edhe t’u ndryshuar ligji, një pjesë e ndryshimit të ligjit ka me u bërë një shkallëzim, jo direkt vepër penale por mos deklarim nëse e ka harruar një ditë apo dy qysh ndodh për zyrtarë të lartë publik e ka sjell pas dy dite ...Jemi duke u munduar me rregullua edhe prejardhjen e pasurisë edhe pse ligji e përmend si prejardhje të pasurisë. Mirëpo nuk ka mekanizëm mbasandaj sanksionues, adekuate se çka duhet me bërë ne apo institucionet tjera me e verifikua atë pre ardhje dhe në këtë aspekt pritet me ndrysho edhe me pas më shumë fuqi edhe mundësi me verifikim prejardhjen. “tha Atashi.

Ai po ashtu tha se janë dy ligje të Agjencisë që janë në rishikim.

 Atashi: Me ligjin e ri do të rishikohet lista e zyrtarëve

“Realisht ka nevojë të ndryshoj, është kërkesë edhe Agjencisë që të rishikohet lista e zyrtareve të lartë publik, sepse e ka shumë kategori të zyrtarëve publik që ndoshta është dashur me qenë në këtë listë e me deklarua pasurinë dh nuk janë, por ka edhe disa zyrtarë të lartë publik të cilët funksionet e tyre, pozitat që i mbajnë nuk janë shumë relevante për proceset që i kemi. Një ndër to është duke u përmend edhe largimi i këshilltarëve komunal për shkak se nuk kanë ndonjë fuqi ose diçka që mund të konsiderohet potencialisht e korruptuar apo diçka tjetër, mirëpo kjo bëhet me grupe punuese“, tha Atashi.

Ndryshe, sipas depozitave ligjore, deklarimi i rregullt i pasurisë fillon nga data 1 mars dhe mbyllet më 31 mars. Deklarimit të pasurisë i nënshtrohen të gjithë zyrtarët e lartë publik, me përjashtim të atyre që kanë deklaruar pasurinë me rastin e marrjes së detyrës pas datës 1 janar të këtij viti.

Mos deklarimi apo deklarimi i rrejshëm i pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik përbën vepër penale që sanksionohet me dispozitat e Kodit Penal. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat