Deputeti Faton Topalli, i cili së fundmi ka dhënë dorëheqje nga pozitat në Lëvizjen Vetëvendosje, ka bërë me dije se vendimin e mori pasi Vetëvendosje vërtet ka lansuar tema por në realitet nuk ka prezantuar zgjidhje
Në një intervistë për gazetën zvicerane, Aargauer Zeitung, ai ka thënë se kundërshtitë me partinë ishin edhe nëse në gjirin e saj duhet pranuar nacionalistë, ultradjathtistë, ultramajtistë apo edhe islamistë, për çka ai ishte kundër.
“Populizmi rritet atje ku politika nuk ofron zgjidhje. Partia Vetëvendosje vërtet ka lancuar tema por në realitet nuk ka prezantuar zgjidhje”, ka thënë Topalli.