Ish zyrtari i VV-së komenton zhvillimet në këtë parti

Aktuale

Ish zyrtari i VV-së komenton zhvillimet në këtë parti

Më: 10 mars 2018 Në ora: 19:02
Arben Gecaj

Ka qenë pjesë e Vetëvendosjes, por shumë shpejt e ndjeu “diktaturën” e brendshme në këtë parti dhe pasi krijoi Fraksionin +, iu bashkua PDK-së.

Arben Gecaj, duke e njohur “në zemër”  strukturën dhe përbërjen e Vetëvendosjes, me këto fjalë i ka komentuar zhvillimet në këtë parti:

Fenomen kjo puna e LVV. Në njërin pasus nga kapitujt e platformës të shkruar edhe nga individ të grupit të dorëhequr, citoj;

– Qëllimi është ç’montimi i PDK-së si strukturë, e jo fitore elektorale gjithësesi.

Tash interesant kjo punë, duke dashur të ç’montojnë PDK-në, si pahiri e ç’montuan veten. Demolim total, total schade.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat