Haradinaj viziton familjen e dëshmorit Selman Lajçi

Aktuale

Haradinaj viziton familjen e dëshmorit Selman Lajçi

Më: 10 mars 2018 Në ora: 19:44
Pamje nga vizita

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot familjen e dëshmorit Selman Lajçi.

Haradinaj është shprehur se kur je me të dashurit e një bashkëluftëtari, gjithmonë mungojnë fjalët, sikur do me u dhënë një porosi që ua dërgon i biri.

Emocues ka qenë takimi i tij me Selmanin e ri, djalin e dëshmorit.

“Kur je me ma të dashurit e një bashkëluftëtari, gjithnjë të mungojnë fjalët, sikur do me u dhënë një porosi qe ua dërgon i biri. Në familjen e dëshmorit Selman Lajçi, gjithmonë do të jehojë liria. Emocionues posaçërisht takimi me Selmanin e ri. Lavdi e përjetshme atyre që ranë për lirinë e atdheut!” ka shkruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat