“Afera “Pronto” nuk do të hetohet asnjëherë”

Aktuale

“Afera “Pronto” nuk do të hetohet asnjëherë”

H.Orana Nga H.Orana Më 10 mars 2018 Në ora: 23:44
Ilustrim

Afera “Pronto” ka vite që ka tronditur Kosovën, me përgjimet telefonike të zyrtarëve më të lartë të PDK-së. I përfshirë ishte edhe Presidenti aktual i vendit, Hashim Thaçi, që atë kohë ishte kryetar i PDK-së. Kjo aferë tregoj qartë ndasitë e zyrtarëve politikë brenda PDK-së.

Edhe tash pas kaq vitesh, ndonëse kjo aferë është ende e hapur për tu shqyrtuar, ajo heshtet nga prokuroria.

Image
Faton Mehmeti

Kështu njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti thotë se ky rast nuk mund të hetohet nga prokurorët e emëruar përmes telefonit, nga personat përgjegjës të këtij rasti. Sipas tij, ky rast nuk do të hetohet asnjëherë.

“Kjo aferë do të vazhdoj të jetë e hapur dhe asnjëherë s’do hetohet, prokurorët që duhet ta ndjekin janë të emëruar me telefonatë nga ata që janë të zbuluar në këtë aferë. Andaj, është utopike të presësh drejtësi në këtë rast. Mendoj se ky rast asnjëherë s’do hetohet”, thekson analisti Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat