Haradinaj: Jam i gatshëm të gjej gjuhë të përbashkët me Listën Serbe për Demarkacionin

Aktuale

Haradinaj: Jam i gatshëm të gjej gjuhë të përbashkët me Listën Serbe për Demarkacionin

Më: 11 mars 2018 Në ora: 10:39
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se seanca për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi duhet të mbahet javën e ardhshme.

“ Serbe’ tani për tani po refuzon të flasë për këtë temë, por janë duke diskutuar për mundësinë që të mbështesin këtë proces. Unë e respektoj Listën, janë persona të zgjedhur nga populli, kanë autoritetin e tyre dhe janë qytetarë të Kosovës”, tha Haradinaj.

“Do të diskutoj me ta që të na ndihmojnë në lëvizjen e lirë te qytetarëve tanë. Unë jam i gatshëm të gjej një gjuhë të përbashkët me Listën Serbe dhe besoj se kjo është edhe në interes të serbëve të Kosovës, sepse edhe ata nuk kanë një pasaportë pa viza dhe nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit”.

Megjithatë, sipas tij, liria e lëvizjes nuk mund të bëhet me humbje të territorit apo koncesioneve. Haradinaj është shprehur i bindur se një numër i mjaftueshëm i anëtarëve të Listës Serbe do të votojnë pro demarkacionit.

Kurse, gjatë një intervistë të dhënë mbrëmë Kryeministri Haradinaj është shprehu optimist se javën e ardhshme do të kryhet çështja e demarkacionit me Malin e Zi
“Janë ndërtu shumë argumente që të kemi një votë të mjaftueshme për demarkacionin. Kemi diskutu me deputetët në radhë të parë të partive tona dhe jemi në biseda me Listën Serbe dhe mendoj se ka bazë që të votohet nga të gjithë. Besoj se javën që vjen do e përmbyllim këtë temë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat