Duan ligjin për lustracion

Aktuale

Duan ligjin për lustracion

Më: 11 mars 2018 Në ora: 13:46
Duan ligjin për lustracion

Protesta e 81-ës dridhi themelet e botës komuniste dhe socialiste duke paralajmëruar fillimin e fundit të komunizmit.

Kështu u tha në tryezën me temë “Drejtësia tranzicionale në Kosovë-ligjet për lustracionin”, të organizuar nga Shoqata e të Burgosurve Politik të Kosovës, Lidhja e Juristëve të Kosovës dhe Shoqëria “Lëvizja”.

Kurse, sa i përket ligjit për lustracion,u tha se nuk kanë qëllim ta dënojnë askënd por kanë qëllim që ta parandalojnë rikthimi i njerëzve që janë përgjegjës për terrorin që iu është bërë popullit shqiptar.

Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politik të Kosovës Hydajet Hyseni tha se 11 Marsi i vitit 1981 ishte lëvizja që lëvizi të gjitha proceset e popullit shqiptar. Po ashtu,  Hyseni citojë edhe pjesëmarrësin e asaj proteste, veprimtarin Ukshin Hoti, i cili thoshte se protesta e vitit ’81, ishte nyja dhe zbërthimi që mundësoi lëvizjen drejt proceseve.

Hyseni: Një lëvizje që lëvizi proceset

“11 Marsi i 81-ës dhe gjithë pranverat 81 shënojnë një kthesë padyshim të rëndësishme historike, një lëvizje që e lëvizi Kosovën dhe gjithë kombin, një lëvizje që lëvizi proceset në Kosovë dhe gjerësisht në viset e robëruara shqiptare. Viti ’81 shkruante me të drejtë veprimtari vizionar, dëshmor, heroi i Kosovës Ukshin Hoti, është nyja, zbërthimi i së cilës e mundëson lëvizjen drejt gjërave rreth proceseve”, tha Hyseni

Ndërsa profesori i historisë Hakif Bajrami tha se rektori Ejup Statovci bëri një vepër që nuk ka bërë askush prej rektorëve në Evropë.

Bajrami: Nuk ka rast në Evropë që rektori të dalë para tankave

“Populli shqiptar e ka shpëtuar një element tredemizional,  Universiteti i Odave që mbaroi me Anton Çetën, Universiteti i Burgjeve që rektor ishte Adem Demaçi i pakontestueshëm  dhe Universiteti Shkollor me Ejup Statovcin. Nuk ka rast të tillë në Evropë që rektori me dalë para tankave, a dihet kush e ka sabotuar edhe njerin, edhe tjetrin, edhe tjetrin”, tha Bajrami.

Nënkryetari i lidhjes së juristëve, Bekë Lajqi tha se themelet e botës komuniste dhe socialiste ishte lëvizja e protestës së vitit 1981, e cila sipas tij paralajmëroi fundin e botës komuniste dhe socialiste.

Lajçi: Protesta e 81-ës i dridhi themelet e botës komuniste dhe socialiste

“Protesta e ’81-ës i dridhi themelet e botës komuniste dhe socialiste që paralajmëroi për herë të parë fillimin e fundit të botës komuniste dhe socialiste, gjë që vërtet edhe ndodhi ajo që u paralajmërua nga demostratat studentore dhe të punëtorëve të vitit 1981 dhe filloj fundi i fundit të komunizmit si proces i ashtu quajtur botëror”, tha Lajçi.

Kurse, njëri nga organizatorët e protestës, Binak Ulaj shtrojë disa pyetje lidhur me ligjin për lustracion.

Ulaj: Ligjin nuk mund ta nxjerrin ata që janë korruptuar

“Ligjin nuk mund ta nxjerrin ata të cilët e vetë janë korruptuar sot, jemi dëshmitarë e cekët edhe aty se sot në vend të ligjit të së drejtës e kemi një shtet jo ku sundon ligji, por një shtet politik në fakt ku vendosin grupet e caktuara dhe duke pasur parasysh edhe këtë domosdoshmërisht, pse po them nuk është fjala se jemi kundër institucioneve, larg asaj, por për vetëdijësimin e popullit dhe për t’ia kthyer dinjitetin, përkatësisht për t’ia kthyer atë epitet çfarë e gëzon populli shqiptar si i besës, nderit e tjera”, tha ai.

Atij iu përgjigj kryetari i shoqatës, “Levizja”, Xhevat Bislimi, duke thënë se nuk kanë qëllim ta dënojnë askënd por kanë qëllim që të parandalojnë rikthimi i njerëzve që janë përgjegjës për terrorin që iu është bërë popullit shqiptar.

Bislimi: Ne nuk kemi ndërmend të dënojmë njerëz

“Ne nuk kemi ndërmend si shoqatë, as shoqëri civile që të inicojmë diçka për të dënuar njerëz për hakmarrje, por kjo është që të parandalohet rikthimi siç janë rikthyer njerëzit që vërtetë janë përgjegjës  për dhunën dhe me këtë do të merret grupi që do të merret me përgaditjen e e ligjit”, ka thënë ai.

Adem Demaçi u vlerësuar si njëri ndër personalitetet më të rëndësishme të asaj kohe, që e e cilësuan rektor të Universiteteve të Burgjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat