“Ramushi po dëshmohet zemërgjerë, e falë Serbinë me gjithë ato krime ndaj Kosovës”

Aktuale

“Ramushi po dëshmohet zemërgjerë, e falë Serbinë me gjithë ato krime ndaj Kosovës”

H.Orana Nga H.Orana Më 11 mars 2018 Në ora: 15:00
Ramush Haradinaj

Kosova ende nuk ka ushtri për shkak të mos-punës së liderëve politike, të cilët janë zotuar shumë kohë më parë se kjo çështje do të kryhet shumë shpejt. Edhe 19 vite pas luftës, Kosova ende nuk e ka ushtrinë e saj.

Publisti Idriz Zeqiraj thotë se kjo ardhur si shkak i veprime të liderëve politikë, pasi Presidenti Hashim Thaçi është vënë në dispozicion të Serbisë, ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj po e falë Serbinë me gjithë krimet ndaj popullit të Kosovës.

Image
Idriz Zeqiraj

“Hashimi është vënë herët në dispozicion të palës armike, Serbisë me aleatë, me bisedime e marrëveshje konspirative. Tani edhe Kadrija e Ramushi, po garojnë për t`i djegur etapat, për ta arritur presidentin. Ramushi po dëshmohet zemërgjerë. Falë Serbinë me gjithë atë bagazh krimesh ndaj popullit të Kosovës, edhe pse Serbia nuk është penduar, për krimet makabre të saj; nuk ka kërkuar falje; nuk ka kërkuar pajtim. Përkundrazi, sforcueshëm intrigon e vepron kundër konsolidimit të shtetit të Kosovës, qoftë brenda Kosovës, qoftë jashtë saj, në institucionet dhe organizmat ndërkombëtare”, thekson Zeqiraj.

Ai thotë më tutje se bashkimi i partive ‘banda’ kishte të vetmin qëllim, shfuqizimin e Gjykatës Speciale dhe me këtë dëshmuan fajësinë e tyre.

“Një servilizëm i tillë neveritës, forcon mendimin se rrëzimi i Qeverisë Mustafa, nga partitë banda, e cila ishte më e mira deri më tani, u bë për t`u bashkuar partitë banda, PDK-e, AAK-a, Nisma, me qëllimin e vetëm, për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale. Dhe, me këtë projekt të turpshëm e skandaloz, tashmë, të dështuar, trinomi: president, kryeparlamentar, kryeministër, faktuan frikën nga drejtësia, dëshmuan fajësinë, madje, ende pa filluar hetimi. "Mos e pëvet, se tregon vet",- thotë një urtësi ritmike e jona”, thotë publicisti Zeqiraj.

Më tutje ai thotë se “treshja kupolë pushtetare, njëherësh, edhe kupolë e krimit të organizuar vrastar e hajna korruptivë zyrtarë, me dosjet e tyre të krimeve, janë nën vartësinë e plotë të Serbisë”.

“Me zgjedhjet qendrore të qershorit të vjem; me zgjedhjen e kryeparlamentarit Veseli; me zgjedhjen e kryeministrit Haradinaj dhe të qeverisë së tij; si dhe afro tre vjet më parë, të zgjedhjes të  presidentit Thaçi, Serbia dëshmoi hapur se ajo e don krimin në pushtet, andaj edhe serbët e saj votuan me urdhër të Beogradit”, vlerëson Zeqiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat