Korab Sejdiu kërkon zgjedhje të reja

Aktuale

Korab Sejdiu kërkon zgjedhje të reja

Nga: A.Zh Më: 12 mars 2018 Në ora: 10:34
Korab Sejdiu

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës Korab Sejdiu, e ka quajtur legjislaturë të lodhët, qeverisjen aktuale, duke thënë se ajo ka marrë vendime skandaloze.

Në një postim në Facebook, Sejdiu ka thënë me këtë qeverisje çdo gjë është duke dalë nga kontrolli, përcjell Bota sot.

Sipas tij, zgjidhje për këtë janë zgjedhjet e reja.

Më poshtë postimi i plotë i Sejdiut:

A e keni ndjenjën që me këtë qeverisje, çdo gjë është duke dalë jashtë kontrolli –- legjislaturë e lodhët, greva gjithandej, bisedime/koncesione me Serbinë nga njerëz pa mandat e pa plan, vendime skandaloze, rezerva shtetërore të shterrura koti, ndërmarrje publike që po fundosen shpejtë dhe të lëna pa menaxhim, skandale që shpërthejnë gati çdo ditë, etj. etj. etj.

Veq po pyes, se po më duket zgjedhjet janë ZGJIDHJE!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat