Të mbajtur “sekret” deri më tani, ja kush ishte gjatë luftës Dhjetëshi, Njëmbëdhjetëshi, Ftyra, Korbi, Gjermani, Gazetari, Rreziku…

Aktuale

Të mbajtur “sekret” deri më tani, ja kush ishte gjatë luftës Dhjetëshi, Njëmbëdhjetëshi, Ftyra, Korbi, Gjermani, Gazetari, Rreziku…

Nga: P.R Më: 12 mars 2018 Në ora: 14:24
Foto arkiv, pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës në Kosovë

Kanë kaluar 18 vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë. Gjatë luftës, shumë ushtarë dhe komandant të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përveç emrave të tyre, kanë përdorur edhe nofka të ndryshme.

Deri më tani, dihet se kush ishte Gjarpri gjatë luftës, pastaj Daja, Çeliku, etj.

Por janë edhe disa që në një farë forme kanë mbetur sekret deri më tani.

“Bota sot”, ka arritur të përmbledhë disa nga komandantët dhe ushtarët e UÇK-së, të cilët kishin përdorur nofka të ndryshme, e që disa prej tyre janë edhe mbajt interesante.

Këto ishin nofkat me interesante gjatë luftës, të cilat deri më tani kanë qenë një “sekret”, shkruan “Bota sot”.

Hashim Thaçi (Gjarpri)

Azem Syla (Daja i madh)

Kadri Veseli (Luli)

Xhavit Haliti (Zeka)

Fatmir Limaj (Çeliku)

Ferat Shala (Pëllumbi)

Jakup Krasniqi (Kupa)

Sylejman Selimi (Sulltani)

Rexhep Selimi (Dhjetëshi)

Sokol Bashota (Njëmbëdhjetëshi)

Elimi Reçica (Petriti)

Shukri Buja (Gazetari)

Isak Musliu (Qerqizi)

Haxhi Shala (Topi)

Gani Krasniqi (Baca)

Ramush Haradinaj (Smajli)

Ismet Jashari (Kumanova)

Lahi Ibrahimaj (Magjupi)

Idriz Bala (Togeri)

Mirash Dakaj (Korbi)

Skender Hoti (Tigri)

Halil Çadraku (Fatosi)

Gani Paqarizi (Rreziku)

Xhem Gashi (Gjermani)

Gani Kastrati (Eprori)

Sali Veseli (Ushtaraku)

Naim Maloku (Besniku)

Ilaz Kadolli (Prokurori)

Naser Krasniqi (Bashkim Fina)

Naser Shala (Ftyra)

Rrustem Mustafa (Rremi)

Daut Haradinaj (Davidi)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat