Anëtari i Vetëvendosjes zbulon detajet, ja si Shpend Ahmeti po kushtëzohet nga Dardan Molliqaj

Aktuale

Anëtari i Vetëvendosjes zbulon detajet, ja si Shpend Ahmeti po kushtëzohet nga Dardan Molliqaj

Nga: P.R Më: 12 mars 2018 Në ora: 16:07
Dardan Molliqaj dhe Shpend Ahmeti

Egzon Azemi, asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, përmes një postimi në facebook, ka zbuluar detaje që sipas tij Shpend Ahmeti po kushtëzohet nga Dardan Molliqaj.

“Shpendi po kushtëzohet nga Dardan Molliqaj që Ndërmarrja Publike Banesore (NPB-ja) të jetë në dorën e kllikës dhe shpresoj që ky kushtëzim të përfundojë sa më parë. Fillimisht aty si aksionar jemi caktuar unë dhe asambleisti tjetër Qendrim Sahiti i cili dha dorëheqje nga VV-ja e qe po ashtu është i ndikuar nga kjo kllikë. Por Shpendi duke dashur ta luaj 'neutralin' tha do jeni në NPB një nga VV-ja një nga të vetdalurit”, ka shkruar Azemi, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë:

Shpendi po kushtëzohet nga Dardan Molliqaj që Ndërmarrja Publike Banesore (NPB-ja) të jetë në dorën e kllikës dhe shpresoj që ky kushtëzim të përfundojë sa më parë.

Fillimisht aty si aksionar jemi caktuar unë dhe asambleisti tjetër Qendrim Sahiti i cili dha dorëheqje nga VV-ja e qe po ashtu është i ndikuar nga kjo kllikë. Por Shpendi duke dashur ta luaj 'neutralin' tha do jeni në NPB një nga VV-ja një nga të vetdalurit.

Image
Egzon Azemi

E tash pasi që doli edhe vet, si aksionar të tretë e caktoi Dren Kukajn përsëri një nga njerëzit më të afërt të Molliqajt sepse duan të mbushin apetite e të krijojnë rrjete me të punësuar që ta mbajnë partinë e re.

Komuna e Prishtinës, nuk guxon të jetë torte që ndahet për të plotësuar egot e grupimeve të ndryshme që duan pushtet, por duhët të qeverisët që qytetarëve tu shërbehët ndershëm.

Dren Kukaj ka premtuar se do t'i rikthejë banesat të cilat drejtorë të LDK në qeverisjet e kaluara ja kanë ndarë vetes në mënyrë të padrejtë. Ato banesa kanë pasë t'i ndahet familjeve me kushte të rënda sociale, për ta zbutur sadopak situatën në Prishtinë, mirëpo siçpo shihet nga kjo kanë hequr dorë tashmë edhe Dreni, por edhe Shpendi. Dreni gjithashtu ende nuk na i ka dorëzuar listat e vëzhguesve që punuan në zgjedhjet komunale e që dhanë jashtëzakonisht shumë kontribut që të fitojmë në Prishtinë, ndërsa ne ende s'ua kemi bërë pagesën simbolike 20 euro atyre që kanë nevojë e vullnetarisht kontribuan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat