Policia e Kosovës konfiskon sasi të konsiderueshme të armëve, më pas liron të arrestuarit

Aktuale

Policia e Kosovës konfiskon sasi të konsiderueshme të armëve, më pas liron të arrestuarit

Më: 12 mars 2018 Në ora: 16:06
Ilustrim

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme të armëve dhe municionit, ku gjatë këtij aksioni ka arrestuar edhe dhjetër persona për vepra të ndryshme kriminale.

“Policia e Kosovës, respektivisht stacioni policor në Deçan, me qëllim të ngritjes së sigurisë në zonën e përgjegjësisë që ka, vazhdon me aktivitete të shtuara në zbatimin e ligjeve dhe në zbulimin e kryesve të veprave penale të të gjitha fushave, gjegjësisht zbatimin e autorizimeve dhe kompetencave të dhëna me ligj” bëhet e ditur në këtë komunikatë

“Në kuadër të këtyre autorizimeve dhe kompetencave, Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Deçan, në bashkëpunim me njësitë tjera dhe në bashkëpunim edhe me qytetarët, gjatë punëve intensive operativo – hetimore, ka arritur që të identifikojë personat e dyshuar për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve” shtetasit F. R., A. Q., A. L., D. R., A. Q., F. D., B. K., V. I., V. B., dhe E. R.

Personat e dyshuar, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Hetuesit kanë realizuar bastisje dhe kontrolle në shtëpitë dhe objektet tjera përcjellëse të të cekurve më lart.

Gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre nga Policia janë gjetur dhe janë konfiskuar:

Një (1) pistoletë “TT” kalibër 7.62 mm, një (1) karikator dhe katër (4) copë fishekë të të njëjtës armë
Një (1) pistoletë me gas e tipit “Voltran Major” kalibër 9mm, një (1) karikator dhe 24 copë fishekë të të njëjtës armë me mbushje me gas
Një (1) armë automatike “AK-47”, një (1) karikator i zbrazët i së njëjtës armë
Një (1) pistoletë me gas e tipit “Valter GMBH” prodhim gjerman kalibër 9mm, një (1) karikator i zbrazët i të njëjtës armë
Një (1) pistoletë me gas e tipit “ROHM” modeli RG70, një (1) karikator i zbrazët i së njëjtës armë
Një (1) pushkë gjysëmautomatike 10-she kalibër 7.62 mm prodhim kinez, tetë ë(8) copë fishek të të njëjtës armë.
Një (1)pushkë gjysëmautomatike 10-she kalibër 7.62 mm prodhim kinez, dyqind e tridhjetë e tetë (238) copë fishekë të të njëjtës armë.
Një (1) armë automatike “AK-47”, kalibër 7.62 mm prodhim jugosllav, një (1) karikator i zbrazët i të njëjtës armë
Një (1) armë automatike “Shkorpion sharc” kalibër 9 mm, një (1) karikator i zbrazët i të njëjtës armë
Një (1) pistoletë tipit “Canik” kalibër 9x19mm prodhim turk, një (1) karikator i zbrazët i të njëjtës armë

Lidhur me çështjen janë iniciuar rastet “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim i paautorizuar i armës” bëhet e ditur në këtë njoftim nga Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat