Lluka: Tmava nuk kishte mandat për të dhënë dorëheqje

Aktuale

Lluka: Tmava nuk kishte mandat për të dhënë dorëheqje

Më: 12 mars 2018 Në ora: 16:13
Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka

(E plotësuar )- Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka ka dal sot në një konferencë për media ku ka sqaruar situatën e krijuar në Kombinatin “Trepça”.

Sot paradite KosovaPress ka raportuar se drejtori i deritanishëm Ahmet Tmava ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Ministri Lluka tha se Tmavës i ka kaluar mandati më 5 shkurt dhe si i tillë nuk do të duhej të jetë as në zyrat e Trepçës.

Ahmet Tmava ka thënë se po largohet nga pozita pasi që kishte ndërhyrje në punën e tij nga ana e ministrit Lluka.

Këto akuza ndaj tij i ka demantuar ministri Valdrin Lluka.

Lluka: Tmava nuk kishte mandat për të dhënë dorëheqje

“Siç e dini sot ka pasur një lajm për dorëheqjen e drejtorit të Trepçës, një gjë të cilën ka ndodhur sot kur është dërguar dhe normalisht dhe në letrën e dorëheqjes një ndër arsyet ka qenë presioni i ministrit të Zhvillimit Ekonomik dhe stafit të tij . Këtë dua ta demantoj. Se së pari një drejtor i përgjithshëm që i ka skaduar afati më 5 shkurt nuk mund të jap dorëheqje pra s’ka pasur mandat dhe si e tillë nuk do të duhej të dilte absolutisht në zyrat e Trepçës”, tha Lluka.

Lluka tha se më   28 shkurt ka pranuar një kërkesë nga ana e ish-menaxherit të Trepça  Ahmet Tmava, për qasje në bankë, të cilën e ka refuzuar, duke pasur në konsideratë që kërkesa si e tillë është jo e ligjshme dhe e parashtruar nga një ish-menaxher, të cilit i ka përfunduar mandati.

Lluka: Nuk i kamë dhënë autorizim drejtorit

“Nëse kërkesa për ta autorizuar për nënshkrim dhe mos dhënia e asaj kërkesës mos aprovimi konsiderohet si presion atëherë nuk e di çfarë tjetër. Prandaj e vetmja kërkesë e drejtorit ka qenë që të autorizohet për nënshkrime. Në BQK për shpenzimet që i bën Trepçës dhe si rezultat ne nuk e kemi aprovuar një gjë të tillë për arsye se ligjërisht i ka skaduar mandati dhe përderisa nuk ka mandat ne nuk mund ta autorizojmë një person që pa mandat të këtë autorizim“, tha Lluka.

Derisa Lluka ka treguar se çështja e Trepçës është shumë më e komplikuar pasi që sipas tij nuk ka ende status dhe nuk është si ndërmarrjet tjera. Ai ka thënë se pret që në fillim të muajit të ardhshëm ta kompletojë Bordin e më pastaj t’i zgjidhet  statusi.

Ministri u pyet edhe në lidhje me vizitën në Kanada, ku në këtë vizitë merrte pjesë edhe Ahmet Tmava.

Lluka tha se ka qenë i befasuar kur e ka parë atë në Kanada dhe se ai nuk kishte mandat as atje të shkojë.

Lluka: Tmava nuk kishte mandat për vizitë në Kanada

“Edhe për mua ka qenë një surprizë. Realisht drejtori apo kushdo qoftë në Trepçë, nuk ka nevojë për ndonjë miratim nga Ministria për ndonjë udhëtim zyrtar. Edhe në këtë rast nuk ka pasur ndonjë kërkesë për aprovim nga ana jonë dhe si e tillë ka marrë vendim në vete për të shkuar edhe pse nuk ka pasur mandat për të shkuar në Kanada. Është e vërtetë që ka qenë pjesë e delegacionit, të bashkangjitur sidomos në delegacionin e Komisionit të Minierave dhe Mineraleve. Prandaj një gjë e tillë, është nën etikën e atyre, që e kanë bërë. Prandaj nuk ka të bëjë asgjë me MZHE-në “, tha Lluka

Lluka potencuar se  në komitetin ndërministror, për ndërmarrjet publike gjithashtu kanë marrë aprovimin e të gjithë anëtarëve të komitetit për auditimin e Trepçës. Sepse sipas tij,  është jashtëzakonisht me rëndësi që Trepça të auditohet nga Auditori i Përgjithshëm, në mënyrë që në momentin që regjistrohet si ndërmarrje, si shoqëri e re aksionare, t’i kanë të qarta, të gjitha shpenzimet që janë bërë, të gjitha asetet të gjitha gjërat tjera. 

Lluka: Tmava nuk ka pasur mandat që nga 6 shkurti

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka tha sot në një konferencë të mbajtur pasdite se tashmë ish drejtori i Trepçës Ahmet Tmava i ka kaluar mandati më 6 shkurt dhe si i tillë nuk do të duhej të jetë as në zyrat e Trepçës.

Lluka këto komente i ka bërë pas situatës në Kombinatin Trepça ku drejtori Ahmet Tmava ka dhënë dorëheqje duke dertuar akuza në drejtim të ministrit Lluka për të cilin ka thënë se ka ndërhyrë në punën e tij.

“Këtë dua ta demantoj. Se së pari një drejtor i përgjithshëm që i ka skaduar afati më 6 shkurt nuk mund të jap dorëheqje pra s’ka pasur mandat dhe si e tillë nuk do të duhej të dilte absolutisht në zyrat e Trepçës”, tha Lluka.

***

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka mban konferencë për të sqaruar situatën e krijuar në Trepçë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat