Abdixhiku njofton se buxhetit të Prishtinës do t’i shtohen 4 milion euro për vit

Aktuale

Abdixhiku njofton se buxhetit të Prishtinës do t’i shtohen 4 milion euro për vit

Nga: Bota sot Më: 12 mars 2018 Në ora: 16:56
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se sot në Kuvend është mbështetur amandamenti i tij për Ligjin e Kryeqytetit, me të cilin ndryshim Prishtina do t’i marrë 6% të grantit në vend të 4% sa parashihej fillimisht me ligj.

Abdixhiku përmes një statusi në Facebook, ka treguar se me këtë ndryshim buxhetit të Prishtinës do t’i shtohen edhe nga 4 milion euro tjera në vit - secilin vit - me mundësi rritjeje për aq sa rritet Buxheti i Kosovës. Për 4 vitet e ardhshme kjo shumë shtesë pritet të kalojë mbi 20 milionë euro. Me këto mjete mund të ndërtohen plot rrugë, çerdhe, shkolla apo edhe qendra mjekësore në Prishtinë.

Sipas tij, kryeqyteti është kontribues më i madh i buxhetit të Kosovës, por njëkohësisht përfituesi më i pakët i investimeve kapitale.

Postimi i plotë:

Prishtinës sime,
Banorëve të Kryeqytetit,

Jam jashtëzakonisht i lumtur të ju njoftoj se sot në Kuvend u mbështet amandamenti im bërë Ligjit të Kryeqytetit - me të cilin ndryshim Prishtina do t’i marrë 6% të grantit në vend të 4% sa parashihej fillimisht me ligj.

Me këtë ndryshim buxhetit të Prishtinës do t’i shtohen edhe nga 4 milion euro tjera në vit - secilin vit - me mundësi rritjeje për aq sa rritet Buxheti i Kosovës. Për 4 vitet e ardhshme kjo shumë shtesë pritet të kalojë mbi 20 milionë euro. Me këto mjete mund të ndërtohen plot rrugë, çerdhe, shkolla apo edhe qendra mjekësore në Prishtinë.

Prishtina vazhdon të jetë kontribuesi më i madh i Buxhetit të Kosovës; por njëkohësisht përfituesi më i pakët i investimeve kapitale.

E pavarësisht bindjeve politike, Kryeqyteti mbetet i të gjithëve dhe duhet të trajtohet si i tillë. Dhe ky është një kontribut modest i imi për Prishtinën; qytetin ku kam lindur - qytetin që m’ka rritë me plot sfida e plot dashni.

Në emër të banorëve të Prishtinës, falenderoj secilin në Komision për Administratë Publike që mbështeti amandamentin tim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat