MASHT drejt anëtarësimit në COST

Aktuale

MASHT drejt anëtarësimit në COST

Më: 12 mars 2018 Në ora: 17:05
Shyqiri Bytyqi me konsullin e Nderit të Kosovës në Austri, David Ungar-Klein

Anëtarësimi i Kosovës në COST hap mundësi të bashkëpunimit të shkencëtarëve tanë me shkencëtarë eminentë të fushave të ndryshme.

Kështu u tha në takimin e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi me konsullin e Nderit të  Kosovës në Austri, David Ungar-Klein.

Në takim u bisedua rreth zhvillimeve aktuale në sektorin e arsimit në Kosovë dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në fushën e shkencës dhe teknologjisë.

Ministri Bytyqi u informua nga Konsulli  David Ungar Klein, për hapat që ka ndërmarrë për anëtarësimin e Kosovës  në programin e Bashkëpunimit Evropian në Shkencë dhe Teknologji (COST), ku Kosova do të pranohet si anëtar i parë fqinj.

Anëtarësimin e Kosovës si anëtar fqinj në COST, ministri Bytyqi e vlerësoi si një rast të mirë që të rinjtë tanë të përfitojnë fonde për programe, me të cilat ata aplikojnë në kuadër të COST.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat