Rexhep Selimi: Nuk më befasoi largimi i Shpendit, sepse e njoh shumë mirë!

Aktuale

Rexhep Selimi: Nuk më befasoi largimi i Shpendit, sepse e njoh shumë mirë!

Më: 12 mars 2018 Në ora: 23:48
Rexhep Selimi dhe Shpend Ahmeti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka folur për largimin e Shpend Ahmetit nga partia e drejtuar nga Albin Kurti.

Ai tha se nuk e ka befasuar aspak largimi i tij nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Mua nuk më ka befasuar largimi i tij. Mund të jenë befasuar aktivistët politik. Unë e njoh atë, prandaj kjo më ka befasuar”, tha ai në emisionin “Interaktiv”.

Sipas Selimit, Ahmeti nuk kishte marrë pjesë në mbledhjet e kryesisë së LVV-së.

Ai ka thënë se Shpend Ahmeti ka gabuar shumë që u largua nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Ai ka humbur më shumë. Ne do ta kemi në zgjedhjet tjera do ta kemi një kandidat, por ai si kandidat nuk do ta ketë një lëvizje”, tha ai.

Duke folur për mudësinë e shkarkimit nga posti i kryetarit të Shpend Ahmetit, Selimi ka thënë se VV nuk është e përqendruar në këtë temë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat