Haradinaj i quante hajna, të prishur dhe të shitur Thaçin, Veselin e Mustafën për Demarkacionin: Mos t’guxojnë... - Bota Sot
Haradinaj i quante hajna, të prishur dhe të shitur Thaçin, Veselin e Mustafën për Demarkacionin: Mos t’guxojnë...

Aktuale

E enjte, 21 qershor 2018

Haradinaj i quante hajna, të prishur dhe të shitur Thaçin, Veselin e Mustafën për Demarkacionin: Mos t’guxojnë...

Nga: G.B Më: 13 mars 2018 Në ora: 09:37
Ramush Haradinaj

Çështja e demarkacionit me Malin e Zi vazhdon të jetë e pazgjidhur.

Kryeministri aktual Ramush Haradinaj tani po bën thirrje që kjo çështje të zgjidhet, që deputetët të votojnë këtë marrëveshje, derisa në një nga seancat e Kuvendit iu tha deputetëve të LDK-së se s’iu vjen turp që nuk e votojnë.

Mirëpo, derisa ai ishte në opozitë, Haradinaj i quante të shitur e hajna, Thaçin, Veselin e Mustafën, shkruan Bota sot.

“Ju bëjmë thirrje shpirtrave të shitur, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Isa Mustafës, të shitur dhe të prishët, që po ashtu janë hajna, mos t’guxojnë më shitë ndonjë pjesë të Kosovës, mos të guxojnë me shitë Rugovën, gjysmën e Rugovës, është gabimi më i madh që mund ta bëjnë. Kjo thirrje është për shkak se kemi ardhur në fund, ne s’kemi lënë gur pa lëvizur për të ju shpjeguar se nuk është luftë për pushtet se s’ka të bëjë asgjë me agjendat, kush bjen e kush qohet nga qeverisja, por është për tokën e shenjtë, për Kosovën për Rugovën. Nuk mund të fshihen këta shpirtra të shitur, këta shpirtra të prishur, këta hajna që e kanë vjedhur Kosovën deri në palcë. Nuk mund të fshihen para miqësisë me Amerikën, as pro përcaktimit pro Evropë e integrim euro-atlantik të Kosovës, kjo është kulmi i këtyre shpirtrave të shitur, i shpirtrave të tyre hajna”, kishte thënë Haradinaj.

Më poshtë mund ta dëgjoni deklaratën e tij.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test