Betohen nëntë përmbarues privat para Ministrit Tahiri

Aktuale

Betohen nëntë përmbarues privat para Ministrit Tahiri

Më: 13 mars 2018 Në ora: 11:03
Nëntë përmbarues privat janë betuar sot para ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri

Nëntë përmbarues privat janë betuar sot para ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri në një ceremoni të veçantë organizuar në Ministrinë e Drejtësisë.

Përmes një komunikate dërguar mediave nga kjo ministri, bëhet e ditur se përmbaruesit e rinj privat janë emëruar nga dy për Gjykatat Themelore në Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj dhe Prizren, ndërsa një është emëruar për Gjykatën Themelore në Pejë.

Ministri Tahiri ka uruar përmbaruesit privat për detyrën e marrë, duke theksuar se punën që bëjnë reflekton direkt në përmirësimin e imazhit të gjyqësorit. 

“Kërkoj nga ju që të punoni në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës, dhe të ndihmoni në përmirësimin e gjykatave, dhe në përgjithësi në përmirësimin e punës së gjithë gjyqësorit. Qytetarët do të jenë të kënaqur vetëm atëherë kur nuk do të ketë pritje të mëdha për zgjidhjen e rasteve të tyre dhe një qasje më e lehtë në drejtësi për të gjithë” ka potencuar ministri Tahiri.

Ministri Tahiri ka bërë të ditur po ashtu se së shpejti në Ministri do të themelohet Departamenti për Mbikëqyrjen e Profesioneve të Lira, që do të shoh nga afër edhe punën e përmbaruesve privat. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat