Kthehet në rigjykim çështja e zyrtarit të Qeverisë Zahir Bajrami

Aktuale

Kthehet në rigjykim çështja e zyrtarit të Qeverisë Zahir Bajrami

Më: 13 mars 2018 Në ora: 11:55
Foto nga gjykata

Gjykata e Apelit ka kthyer në rigjykim çështjen e zyrtarit të qeverisë Zahir Bajrami dhe djalit të tij Ardian Bajrami. Kthimin në rigjykim e ka marrë vesh nga burime të tij.

Zyrtari qeveritar Zahir Bajrami ishte dënuar me një vit e gjysmë burg në tetor të vitit të kaluar.

Atëherë djali i tij Ardian Bajrami ishte dënuar me 10 mijë euro gjobë me kusht, dhe 1 vit burg me kusht për dy vjet verifikimi.

Sipas aktakuzës, Zahir Bajrami përmes djalit të tij Adrian Bajramit më 9 shkurt të vitit 2017 i kishte marrë 10,000 euro të dëmtuarit Elsadat Musliji, duke i premtuar në këmbim ndikimin në Gjykatën e Apelit që Muslijit t’i hiqet dënimi me burgim.

Në aktakuzë thuhet se Adrian Bajrami në fillim ia mori Muslijit 10 mijë euro dhe pastaj ia kërkoi edhe 10 mijë euro tjera për dënimin prej tre vjetësh burgim që i ishte shqiptuar nga gjykata.

Zahir e Adrian Bajrami, babë e bir u arrestuan në shkurt të vitit të kaluar. Ata në qershor 2017 mohuan akuzat me të cilat ngarkohen. Kallxo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat