Abazi e zbulon: Kjo është arsyeja pse klani Pronto dëshiron ta shkatërrojë LDK-në dhe VV-në

Aktuale

Abazi e zbulon: Kjo është arsyeja pse klani Pronto dëshiron ta shkatërrojë LDK-në dhe VV-në

Nga: G.B Më: 13 mars 2018 Në ora: 13:16
Haki Abazi

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Haki Abazi ka komentuar gjendjen aktuale politike në vend.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se dështimet në qeverisjen e vendit që po e fusin vendin në izolim më të thellë kanë një emërues të përbashkët, e që është hyrja në dialog me Beogradin pa qenë e nevojshme, përcjell Bota sot .

Abazi më tej ka shkruar se klani Pronto po bën gjithçka që ta shkatërrojë LDK-në dhe VV-në dhe arsyeja është që nuk do të ketë forca politike që do të mundësojnë kthimin e kontrollit të insitucioneve legale mbi fondet dhe buxhetin e vendit.

Ai shton se kjo ishte arsyeja pse e rrëzuan LDK-në meqë kishte parë se LDK po rikthente kontrollin dhe ka ngritur pyetje lidhur me politikat fiskale, kontrollin dhe manaxhimin financiar te vendit. 

Postimi i plotë i Abazit në Facebook:

Deshtimet e radhes- Vendi drejt deshtimit- peng i Thacit

Dështimet e njëpasnjëshme në qeverisjen e vendit kanë drejtuar procesin në thellim të izolimit të vendit dhe vendosjen në pikëpyetje kapacitetet për qeverisje dhe mbajtje të shtetit. Çështja e demarkacionit, associacionit dhe pamundësisë për ndryshimet kushtetuese për formimin e ushtrisë kanë një emërues të përbashkët dhe kjo është hyrja në dialog me Beogradin që ka qënë e panevojshme dhe dështim i dekadës në hapa, i motivuar vetëm nga interesi i ngushtë i një grupi të njerëzve në strukturat qeverisëse të Kosovës. Kjo është situata në të cilën jemi dhe rreziku është në rritje sepse rruga e kthimit në pikën zero është e pamundur me aktorët te cilët janë në fuqi politike tani. Këto zhvillime që i shohim dhe janë pjesë e diskutimit të përditëshëm në publik janë të drejpërdrejta dhe të prekshme siç është rasti për lëvizjen e lirë por ato që nuk shihen dhe që po vijnë janë edhe më të tmerrshme dhe thellim edhe më i madhë i krizave afatgjate që do te rrisin nivelin e rrezikut për kompromise dhe paraqitjen e të panjohurave në çfarëdo tentimi për të riparuar këto efekte në të ardhmën. Këto që po ndodhin tani janë procese krejtësisht antishtetërore dhe antikushtetuese.

Çfarë nuk shihet në publik është kontrolli financiar që klani tanishëm politik e ka vendosur Kosovën dhe bashkë me akterët Fondi i Bankës Qëndrore, Fondi i Privatizimit, Fondi Pensional. Arsyeja pse klani PRONTO+ është duke bërë çdo gjë përfshirë edhe interferimin dhe investimin për të shkatrruar VV dhe LDK është që të sigurohen që nuk do të ketë forca politike që do të mundësojnë kthimin e kontrollit të insitucioneve legale mbi fondet dhe buxhetin e vendit. Kjo ishte edhe arsyeja pse PDK e rrëzoi qeverinë me LDK meqë kishte parë se LDK po rikthente kontrollin dhe ka ngritur pyejtje lidhur me politikat fiskale, kontrollin dhe managjimin financiar te vendit. 

Në anën politike të tregimit, dështimet e njëpasnjëshme në rrugëtimin e integrimeve Evropiane dhe përfitimet e njëanshme të Serbisë nga dialogu e ka lënë klanin PRONTO me “gishta në gojë” dhe paradoksalisht edhe Kosovën. Përderisa Serbia ka bërë hapa të rëndësishëm në integrimet evropiane dhe në thithjen e ivestimeve ndërkombëtare përfshire edhe lirinë e lëvizjes për qytetarët e vet, Kosova në anën tjetër nuk ka bërë asnjë hap para përkundrazi ka shkuar mbrapa duke u lënë jashtë strategjisë për integrime Evropiane dhe reputacioni i shtetit është dëmtuar seriozisht duke pranuar stigmatizimin për importimin e elementeve ekstremiste në luftrat në lindjen e mesme, gjë që është përdorur me mjeshtëri nga Serbia. Për të rënduar edhe më shumë këtë situatë dhe gjendje te mjerë, Gjykata Speciale qëndron si re mbi zhvillimet politike dhe mardhëniet ndërkombëtare. Kjo u pa qartë gjithashtu nga mungesa e të gjithë përkrahësve te pavarsisë së Kosovës në dhjetvjetorin e pavaresisë. Kjo situatë kështu siç është mjaft e keqe dhe e ndërlikuar por me domino efekt hapat që po diskutohen nga Klani PRONTO të udhëhqur nga Thaçi janë edhe më tmerrshme. Si shumë herë veprimet populliste për të treguar kinse rezultate siç ishte deklarimi për krijimin e ushtrisë që ishte nje fiasco politike që do të duhej të shoqërohej me dorëheqje. Tani po bisedohet për një marrëveshje për ulësen në Kombet e Bashkuara. Kjo mund të tingllojë bukur dhe joshëse nëse nuk do të shihej me anlizë kritike se çfarë ka mbrenda një propozimi të tillë. Tentimi për ta shitur si sukses është vetem një blof mashtrues i radhës për qytetarët për të thënë që më në fund u arrit një gjë e madhe në fakt ky është një favor i radhës për Sërbinë që pa e njohur pavarësinë e Kosovës të bëj një lëshim që për Serbinë është absolutisht i parëndësishëm meqë ulësja në Kombet e Bashkuara nuk përcakton statusin e vendit, përkundrazi e cemënton një status quo afatgjatë dhe një vetëkënaqësi e cila nuk sjell asnjë ndryshim pozitiv. Sa për ilustrim, Rusia në vitet e 60ta kishte kërkuar nga Kombet Bashkuara që të pranojë të gjitha shtetet e Bashkimit Sovjetik si anëtare të rregullta të Kombeve të Bashkuara. Si rezultat i negocimit Ukraina dhe Bjellorusia janë pranuar edhepse ato ishin pjesë Bashkimit Sovjetik.

Gjithashtu, rasti i Palestinës edhepse nuk është e pranuar si shtet i pavarur ka ulëse në Kombet e Bashkuara dhe procesi i anëtarësimit nëpërmejt “derës së vogel” e ka vënë në pozitë të ngrirë kundrejt ligjit ndërkombëtar. Kjo është arsyeja që procesi për të bërë koncensione ndaj Serbisë qe t’i lejohet hapja e kapitujve të antarësimit në BE me preambulen ku përmendet Kosova si pjesë integrale ka qenë gabim strategjik që pala Kosovare ka lejuar që nga fillimi i dialogut. Edhepse ketë gjë ua kam thenë edhe Edita Tahirit edhe Enver Hoxhaj ne Washigton DC para fillimit te dialogut dhe ua kam permendur pasojat që do të këtë Kosova, edhe tani në retrospektivë veprimet e tyre janë shkelje e kushtetues dhe vepër e rëndë penale sepse ka cenuar integritetit dhe sovranitetin e vendit. Vazhdimi tutje në këtë proces do ta vendose Kosovën në rrugëtimin e pakthim të gjendjes së konfliktit të ngrirë me konsekuenca të jashtëzakonshme në zhvillimet e brendshme dhe me marrëdhënie absolutisht të komplikuara dhe jofrytdhënëse dhe mendoj që procesi I njohjeve të pavarësisë përgjithmonë do të bllokohet. Qytetaret, shoqëria civile dhe partitë politike opozitare nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që procesi i vazhdimit të integrimit të Sërbisë të bëhet në kurriz të vendit dhe nuk duhet lejuar që ulsja në OKB që është absolutisht farse nëse bëhet në këtë formë të bëhet arësyja që të tejkalohen hapat e vendosjes së sistemit të drejtësisë dhe përmbushjes se obligimeve që dalin nga marreveshja e stabilizimit dhe asocimit. Gjithashtu, çfarëdo vazhdimi i dialogut me Sërbinë duhet kushtëzuar që Sërbia së pari të bëjë ndryshimin kushtetues ku heq Kosovën nga preambula e Kushtetutës së saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat