Veseli takon kryediplomatin slloven, Erjavec

Aktuale

Veseli takon kryediplomatin slloven, Erjavec

Më: 13 mars 2018 Në ora: 14:01
Kadri Veseli dhe Karl Erjavec

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Karl Erjavec, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Në takim u diskutua për raportet e shkëlqyera në mes të dyja vendeve dhe mundësitë e avancimit të tyre në shumë fusha, veçanërisht në sferën ekonomike.

Pasi e njohu kryediplomatin slloven për zhvillimet në Kosovë dhe në Kuvendin e saj në veçanti, me fokus në agjendën evropiane si prioritet nacional, kryeparlamentari Veseli e falënderoi atë për kontributin e vazhdueshëm të Sllovenisë në drejtim të fuqizimit të shtetësisë së Kosovës, zhvillimit ekonomik, si dhe për përkrahjen në rrugën e integrimeve euro-atlantike.  

Veseli shtroi nevojën e intensifikimit të mëtejmë të marrëdhënieve ndër parlamentare dhe vazhdimit të përkrahjes së Lubjanës zyrtare për Kosovën edhe në të ardhmen.   

Ministri i jashtëm slloven, Erjavec, nga ana e tij, theksoi se mbështetja e Sllovenisë për Kosovën nuk do të mungojë, si në sektorin ekonomik, ashtu edhe në realizimin sa më të suksesshëm të procesit të euro-integrimeve dhe anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat