Doktori i Kuvendit tregon se kush po ia shkakton dhimbjet më të mëdha Kosovës

Aktuale

Doktori i Kuvendit tregon se kush po ia shkakton dhimbjet më të mëdha Kosovës

Më: 13 mars 2018 Në ora: 17:17
Kryesia e LDK

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka thënë se Kosova po i vuan më së shumti pasojat e vendimeve të  Ramush Haradinajt.

Sipas tij, me largimin e tij nga qeverisja, do të mënjanoheshin shumë dëme.

“Meqenëse fjalia më e përdorur e R.H është-Ku po ju dhemb, unë i them që është Kosova që po lëngon nga dhimbjet e vendimeve të tij. Prandaj largimi i tij nga kreu i qeverisjes ndal shumë dhimbje”, ka shkruar Avdyli në profilin e tij.

Duket se ky reagim i Avdylit ka ardhur si pasojë e grevave të shumta që po organizohen lidhur me rritjen e pagave, madje edhe alarmimet për rrezikim të buxhetit të shtetit.

“Ndalen dhimbjet e arsimtarëve, prokurorëve, mjekëve, ushtarëve, shërbyesve civil e publik. Ndalen edhe dhimbjet e miqve ndërkombëtar, por edhe buxheti shtetit shpëton nga shpenzimet për trajtimin e dhimbjeve të shkaktuara nga RH”, ka përfunduar Avdyli, shkruan Periskopi.

Ndryshe Avdyli me profesion është neurokirurg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat