Burri i Albulena Haxhiut - Aida Dërgutit: U zure mat me Xhavit Halitin - Bota Sot
Burri i Albulena Haxhiut - Aida Dërgutit: U zure mat me Xhavit Halitin

Aktuale

E shtunë, 23 qershor 2018

Burri i Albulena Haxhiut - Aida Dërgutit: U zure mat me Xhavit Halitin

Më: 13 mars 2018 Në ora: 22:35
Asamblisti Krasniqi i ka kërkuar Aida Dërgutit dorëheqje nga kjo pozitë duke thënë se u zu ‘mat’ me Xhavit Halitin.

Alban Krasniqi, bashkëshorti i deputetes Albulena Haxhiu ka akuzuar nënkryetaren e Kuvendit nga radhët e VV’së, Aida Dërguti, se po e shfrytëzon këtë pozitë për PDK’në.

Asamblisti Krasniqi i ka kërkuar Aida Dërgutit dorëheqje nga kjo pozitë duke thënë se u zu ‘mat’ me Xhavit Halitin.

 “Strukturat dhe aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! i patën kërkuar Aidës dorëheqjen edhe nga pozita e nënkryetares së kuvendit. Por, ajo duke qenë e vetëdijshme që nga ajo pozitë e dëmton më shumë lëvizjen si dhe përfiton personalisht para të majme nga ky funksion dhe benefitet e tij nuk dha dorëheqje. Tani qenka zënë ”mat” në ushtrimin e pamoralshëm të pozitës që i takon Vetëvendosjes, e që padrejtësisht përmes Aides ky funksion i rëndësishëm po i shërben PDKsë.” ka shkruar Krasniqi.

“Aidë, nëse të ka mbetë një trohë fytyrë, dorëzoje pozitën e nënkryetares së kuvendit bashkë me atë të deputetes, e njëjta vlenë edhe për të dezertorët tjerë që me mandate të vjedhura nga votuesit e quajnë vetën ende deputetë. Përndryshe, qytetari i indinjuar ka të drejtë që mos të ua shkoqë me reagime e kritika, pse jo edhe me forma proteste e reagimi civil për kthim mandatesh, sepse kjo q? po bëni është e ulët, llaskucllëk, tradhëti.” ka përfundur ai.

Krasniqi është edhe asamblist në Kuvendin Komunal të Malishevës, ndërsa njihet si një aktivist i zëshëm i VV’së.

Deputetja Aida Dërguti, e cila është dorëhequr nga pozitat brenda Lëvizjes Vetëvendosje, dhe Xhavit Haliti i PDK’së, janë takuar dje gjatë ditës në një lokal në Prishtinë.

Haliti pas takimit ka thënë se me Aida Dërgutin e kanë pasur një takim pune por nuk ka treguar se për çfarë pune bëhet fjalë.

Aida Dërguti u largua e para nga të gjitha pozitat drejtuese në Lëvizjen Vetëvendosje, pasi që u publikuan mesazhet në Viber ku ajo e fyente Albin Kurtin.

Në një grup të krijuar në Viber ku pjesëmarrës ishin edhe anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosjes, si Dardan Molliqaj, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi, Dukagjin Gorani e të tjerë, Molliqaj shkruante “Donikën e kanë arrestuar prapë” ndërsa Aida Dërguti pyeste “E atë Mutin?”.

Pas Aida Dërgutit edhe një numër i madh i deputetëve u larguan nga Lëvizja Vetëvendosje.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test