Studentët e “Haxhi Zekës” ankohen te kryeministri për mos përfshirjen në marrjen e bursave

Aktuale

Studentët e “Haxhi Zekës” ankohen te kryeministri për mos përfshirjen në marrjen e bursave

Më: 14 mars 2018 Në ora: 10:20
Pamje nga takimi

Mungesa e bursave për studentët dhe buxheti i vogël i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, ishin temat e diskutimit që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pati me një grup studentësh të këtij universiteti.

Studentët nga Peja shprehën shqetësimet e tyre për mos përfshirjen në marrjen e bursave dhe për buxhetin e vogël operues, për të cilat thanë se po ndikojnë ndjeshëm në motivimin e studentëve dhe në pengimin e angazhimit të kuadrove profesionale.

Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e ka obligim që të krijojë kushte sa më të mira për të gjithë studentët dhe ligjëruesit, në mënyrë që të arrihen rezultate konkrete në fushën e arsimit, duke premtuar që do të angazhohet që kërkesat e tyre të adresohen, meqë studentët e këtij universiteti janë të vetmit që janë përjashtuar nga sistemi i bursave dhe që po përballen edhe me buxhet të vogël operues.

“Ju keni adresuar me dhjetëra herë problemet tuaja te ne dhe tani është koha që institucionet të angazhohen për ta zgjidhur çështjen e bursave, me të cilën po ballafaqoheni vetëm ju, nga gjithë studentët e vendit”, tha kryeministri Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat