Deputeti i LDK-së i përgjigjet akuzave të Haradinajt për ushtrinë

Aktuale

Deputeti i LDK-së i përgjigjet akuzave të Haradinajt për ushtrinë

Më: 14 mars 2018 Në ora: 10:56
Kuvendi i Kosovës

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar ndaj akuzave të kryeministrit Ramush Haradinaj, duke thënë se nuk është e vërtetës e LDK-ja e ka lënë Kosovën pa ushtri.

Haradinaj në fjalën e tij akuzoi LDK-në se ka lënë Kosovën pa ushtri, ndërsa iu drejtua deputetit Gashi disa herë me fjalët po rrenë.

Ndaj kësaj reagoi deputeti Gashi, i cili kërkoi nga Haradinaj që të mos përdorë një fjalor të tillë, pasi është në kundërshtim me fjalorin që duhet të përdoret në Parlament.

Ai po ashtu tha se nuk është e vërtetë që LDK-ja e ka lënë Kosovën pa ushtri.

“Po të flasë dukagjinase, pasi retorikën e ki dukagjinase. Ka qenë prezent Ardian Gjini dhe Blerim Shala. Ajo që po thua është e pasaktë. Fjalët rrenë nuk janë gjuhë parlamentare, andaj të lutem mos i përdorë”, u shpreh Gashi.

Pas kësaj Haradinaj doli serish në foltore, duke thënë se tërheq fjalët e thëna më herët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat