Thaçi paralajmëron vizitën e presidentit të Francës në Kosovë

Aktuale

Thaçi paralajmëron vizitën e presidentit të Francës në Kosovë

Nga: Bota sot Më: 14 mars 2018 Në ora: 11:15
Hashim Thaçi është pritur sot nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është pritur sot nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron në Pallatin Elysee.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka treguar se me Macron ka biseduar për vendet që synojnë integrimin në Bashkimin Evropian.

Presidenti ka njoftuar se ka ftuar Macronin për një vizitë në Kosovë. Macron ka pranuar këtë ftesë të tij, përcjell Bota sot.

Më poshtë postimi i plotë i Thaçit:

Sot, në Pallatin Elysee pata kënaqësi të pritem nga presidenti i Francës, Emannuel Macron, me të cilin zhvilluam një bisedë miqësore.

Presidenti Macron, me vizionin dhe dinamizmin e tij i jep shpresë tërë Evropës, përfshirë edhe vendet që aspirojnë të integrohen në BE.

Në emër të Kosovës i shpreha falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të Francës për shtetin e Kosovës.

Kosova është mirënjohëse për kontributin e jashtëzakonshëm të Francës për afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Me këtë rast ftova presidentin Macron për ta vizituar Kosovën.

E falënderoj presidentin Macron që e pranoi dhe e konfirmoi vizitën në Kosovë.

Franca ka qenë dhe do të jetë përkrahëse e fuqishme e Kosovës. HTH/BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat