Deputetët kërkojnë që të zbriten rrogat e drejtuesve të Trustit

Aktuale

Deputetët kërkojnë që të zbriten rrogat e drejtuesve të Trustit

Më: 14 mars 2018 Në ora: 12:40
Komisioni parlamentar për Buxhet dhe Financa

Komisioni parlamentar për Buxhet dhe Financa sot ka rekomanduar që të ulen pagat për 25 përqind për zyrtarët e lartë në Trustin e Kursimeve Pensionale.

Në rekomandime thuhet që pagat e këtyre zyrtarëve të jenë në nivel të pagave të drejtuesve të Bankës Qendrore të Kosovës.

 Aktualisht paga më e lartë në Trust është 4980 euro, e drejtorit menaxhues, ndërsa paga më e lartë në BQK është e guvernatorit 4120 euro.

Kryetari i këtij Komisioni Lumir Abdixhiku  ka thënë se pagat në Trust janë disprporciononale me pagat tjera.

Mirëpo, ai tha se ende mbeten pagat e larta edhe në BQK, por meqë është mbikëqyrës i Trustit BQK-ja, le të jenë këto paga njësoj edhe në Trust.

Naser Osmani, anëtar i Komisionit tha se rekomandimi i grupit punues është që të zvogëlohet për 25 përqind për të gjitha pozitat e larta në Trust dhe të hiqen shtesat dhe bonuset tjera për mbledhjet e tyre. Ndërsa paga e drejtorit menaxhues të Trustit Adrian Zalli me shtesa dhe bonuse arrin prej 5 deri 6 mijë euro në muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat