Dikur prokuror i Hagës, tani angazhohet për Gjykatën Specialen

Aktuale

Dikur prokuror i Hagës, tani angazhohet për Gjykatën Specialen

Më: 14 mars 2018 Në ora: 12:50
Arthur Traldi

Gjykata Speciale ka publikuar listat e avokatëve që do përfaqësojnë të dyshuarit për akuzat përkatëse që do të bëhen nga ky institucion i drejtësisë.

Në mesin e personave që figuron në këtë listë është edhe prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Arthur Traldi.

Ai në Hagë kishte ‘në duar’ rastin e Ratko Mlladiçit, i cili ishte dënuar për krime lufte sa ishte ushtarak në Bosnje.

Ndryshe, Specialja ka publikuar emrat edhe të 40 juristëve të tjerë.

Me këtë rast, kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse Ekaterina Trendafilova, përgëzoi të gjithë avokatët që tashmë janë pranuar në Listat e Mbrojtësve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat