Thaçi uron kancelaren Angela Merkel

Aktuale

Thaçi uron kancelaren Angela Merkel

Nga: G.B Më: 14 mars 2018 Në ora: 15:24
Hashim Thaçi dhe Angela Merkel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar Angela Merkel, në zgjedhjen për mandatin e katërt si kancelare, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ky është lajm i mirë, pasi përfaqëson lidership me vlerë, derisa ka shtuar se Kosova gjithmonë do të jetë partnere e besueshme dhe e përkushtuar për të ardhmen e përbashkët evropiane.

Postimi i plotë:

Jam i lumtur që kancelarja Angela Merkel është rizgjedhur për të katërtën herë nga Bundestagu. Rizgjedhja e saj është një lajm i mirë për të gjithë, sepse përfaqëson një lidership me vlerë për të cilin ka nevojë Gjermania dhe gjithë Evropa më shumë se kurdo tjetër. Kosova do të jetë gjithmonë një partnere e besueshme dhe e përkushtuar për të ardhmen e përbashkët evropiane. HTH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat