Pse Tomë Gashi mungon në listën e avokatëve mbrojtës në Gjykatën Speciale?

Aktuale

Pse Tomë Gashi mungon në listën e avokatëve mbrojtës në Gjykatën Speciale?

Më: 14 mars 2018 Në ora: 15:51
Tomë Gashi

Në listën e avokatëve mbrojtës nga Kosova, të publikuar nga Gjykata Speciale, nuk është emri i njërit nga avokatët më të njohur në Kosovë, Tomë Gashi.

Arsyeja e kësaj është se avokati Gashi nuk ka aplikuar fare për akreditimin nga Specialja.

Gashi ka thënë se nuk ka aplikuar fare, pasi ai së bashku me dy avokatët amerikanë që punon më ta, presin që të angazhohen nga klient që i angazhojnë personalisht dhe që janë në gjendje t’i paguajë shërbimet juridike.

“Unë nuk kam aplikuar ende për akreditim ne Gjykatën Speciale  dhe arsyeja  e vetme është qe unë punoj me dy avokatë amerikanë në Prishtinë dhe në Hagë, ata janë Gregor Guy Smith dhe Colleen Rohan , dhe ne presim që të kemi klient i cili është në gjendje që të paguaj shërbimet tona juridike, dhe po ashtu se paku unë nuk jam i interesuar që të jem avokat i caktuar zyrtarisht për të mbrojtur dike te akuzuar në Gjykatën Speciale. Thënë me thjesht ne jemi të interesuar te mbrojmë vetëm klient i cili na angazhon personalisht, por nuk duam qe te humbim vite të tëra në Hagë për klient te cilët nuk mund t’i përballojnë shpenzimet e mbrojtjes se tyre”, ka thënë Gashi.

Ai ka vlerësuar se mos ngritja e aktakuzave nga Gjykata Speciale, e cila edhe pse ka qenë e gatshme që nga viti 2017, ka bërë që qytetarët e Kosovës të humbin besimin në këtë gjykatë.

Sipas tij, dorëheqje e kryeprokurorit amerikan David Shwendiman, nga kjo gjykatë vetëm sa e ka komplikuar këtë situatë.

“Mos ngritja e akuzave dhe me këtë vonesat e fillimit te gjykimeve në Gjykatë Speciale ka bërë që të humbet edhe besueshmëria e qytetarëve të Kosovës në kredibilitetin e kësaj gjykate dhe kjo çështje është komplikuar edhe më shumë me rastin e dorëheqjes se papritur të kryeprokurorit amerikan, David Shwendiman i cili në fund të këtij muaji do të largohet nga ai post, dhe mbetet ne sferën e spekulimeve se a është shkarkuar nga administrata amerikane bash për këto vonesa në mos ngritjen e asnjë aktakuze deri me tani”, është shprehur Gashi.

Sipas listës së publikuar nga Gjykata Speciale të avokatëve mbrojtës janë 40 avokatë që të mbrojnë të akuzuarit, në mesin e tyre janë edhe disa avokatë nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat