Kur Kadaj-Bujupi e quante Ramush Haradinajn figurë të ‘Prontos

Aktuale

Kur Kadaj-Bujupi e quante Ramush Haradinajn figurë të ‘Prontos

Më: 14 mars 2018 Në ora: 16:21
Donika Kadaj-Bujupi dhe Ramush Haradinaj

Kur në zgjedhjet e fundit Donika Kadaj-Bujupi në atë kohë si anëtarë e Lëvizjes Vetëvendosje ishte pyetur për ish-shefin e saj Ramush Haradinajn se çfarë mendimi ka për kandidimin e tij për kryeministër Kadaj-Bujupi ka pasur fjalë tjera për dallim që mund t’i ketë sot.

Menjëherë pasi ishte zyrtarizuar se Haradinaj do të jetë kandidati i përbashkët për kryeministër i PDK-së, AAK-së dhe Nismës, Kadaj-Bujupi thoshte se Haradinaj i është bashkuar ‘klanit Pronto’.

“Mendoj se është tepër problem koncepti politik në të cilin ai garon. Në një qeverisje eventuale me PDK-në, flasim për një koncept të klanit Pronto, një koncept që ka bërë shumë dëme. Ky nuk ka qenë një bashkim për koncept politik”, kishte thënë Kadaj-Bujupi.

Por për dallim nga maji i vitit të kaluar Kadaj-Bujupi kishte pasur krejt mendim ndryshe për Haradinajn, kur ai ishte shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës, ajo nuk i përmbante lotët e gëzimit për të.

Kadaj-Bujupi duket se ka edhe sot mendim ndryshe për Haradinajn. Ajo sot i është bashkuar përsëri AAK-së. Lajmin e ka konfirmuar i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Me deputeten e Kuvendit, Donika Kadaj-Bujupi, bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale politike në Kosovë. Nga sot, Donika i rikthehet Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Rrugëtimin nëpër proceset politike në vend do ta vazhdojmë bashkërisht”, ka shkruar Haradinaj.

Kadaj-Bujupi pasi ishte zgjedhur Haradinaj kryeministër i vendit kishte thënë se për zgjedhjen tij duhet të urohet vetëm Beogradi.

“Nga Ramushi komandant i UÇK-së në Ramushin e Veselit dhe Veselinoviqit, Srpskas dhe Vuçiqit! Andaj sonte le të urohet vetëm Beogradi!”, ka shkruar Kadaj-Bujupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat