Edhe Salih Salihu largohet nga Vetëvendosje, i bashkohet grupit të ri parlamentar

Aktuale

Edhe Salih Salihu largohet nga Vetëvendosje, i bashkohet grupit të ri parlamentar

Nga: Aziz Zuka Më: 14 mars 2018 Në ora: 17:41
Salih Salihu

Deputeti nga Vitia, Salih Salihu, deputeti I vetëm nga komuna e Vitisë në Parlamentin e Republikës së Kosovës sot iu ka bashkangjitur grupit të ri parlamentar “Grupi i Deputetëve të Pavarur”, që përbëhet nga të larguarit nga Vetëvendosja.

Grupi i të dorëhequrve nga Vetëvendosje edhe zyrtarisht ka dorëzuar sot kërkesën për formimin e grupit parlamentar të Pavarur, kurse pjesë e këtij grupi në listën e publikuar  sot shihet edhe emri i Salih Salihut.

Salih  Salihu në zgjedhjet e fundit ka garuar edhe si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Vitisë. Ai deri më tani nuk është shprehur publikisht për largimin e tij nga VV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat