Momenti i sikletshëm mes Albulena Haxhiut dhe Dardan Sejdiut

Aktuale

Momenti i sikletshëm mes Albulena Haxhiut dhe Dardan Sejdiut

Më: 14 mars 2018 Në ora: 19:17
Pamje nga videoja

Teksa sot edhe zyrtarisht është konfirmuar ndarja e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, duke u krijuar një Grup i ri Parlamentar me anëtarët e pakënaqur të VV-së, ka ndodhur edhe momenti i parë i sikletshëm mes dy palëve, shkruan Insajderi.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit në konferencën për media, Albulena Haxhiu dhe Dardan Sejdiu kanë pasur një moment të sikletshëm.

Pasi Haxhiu i dha ultimatum Aida Dërgutit për tu dorëhequr nga pozita e nënkryetares së Kuvendit, ajo është përballur në një situatë të pazakontë me Dardan Sejdiun, shefin e Grupit Parlamentar të 12 deputetëve të dorëhequr nga VV.

Haxhiu me nxitim është larguar nga foltorja teksa ka harruar fjalimin e saj. Menjëherë pas saj ka ardhur Sejdiu i cili e ka thirrur Haxhiun ta merr fjalimin e saj.

Haxhiu madje ka refuzuar edhe ta shikojë Sejdiun teksa nuk ka pasur asnjë komunikim mes tyre. Në anën tjetër në fytyrën e Sejdiu ka pasur një buzëqeshje pas momentit të sikletshëm me Haxhiun, siç shihet në videon nga minuta 5:30. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat