“Albini dhe Ramushi, kështu u shpërblyen për gazin lotsjellës në Kuvend”

Aktuale

“Albini dhe Ramushi, kështu u shpërblyen për gazin lotsjellës në Kuvend”

Nga: P.R Më: 14 mars 2018 Në ora: 19:29
Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti

Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti, që të dy në mandatin e kaluar sa ishin në opozitë kishin kundërshtuar ashër marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, ku nuk kishin kursyer as hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Por kur Haradinaj, erdhi në pushtet ndryshoi fjalët, ai tashmë është pajtuar me këtë marrëveshje.

Lidhur me këtë, Profesor, Doktor, Binak Maxharraj, përmes një postimi në facebook, ka shkruar që të dy këta janë shpërblyer për hedhjen e gazit.

Sipas tij, Albin Kurti është shpërblyer me burgim, ndërsa Ramush Haradinaj me postin e kryeministrit, shkruan “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë i tij:

ALBINI DHE RAMUSHI

Këta të dytë janë lidër partishë. Për tri vite më radhë u bashkuan rreth një kauze: demarkacioni e damëton Kosovën më humbje teritori. Fakt i gjallë. 

Image
Profesor, Doktor, Binak Maxharraj

Që të dytë për tri vite e kundërshtuan këtë të keqe që Hashim Thaqi ua kishte përplasë kopili të dera. Këtë nuk mund ta duronin. Protestuuan

fuqishëm në të gjitha anët: Me protesta, demostrata, më peticione. Edhe në Parlament nuk rrishin thatë. Protestuan fuqishëm çdo herë kur demarkacioni vihej në rend ditë. E bënin tymnaj Parlamentin. Shumë herë gjuajtjen edhe gazlotsjellës në mbrojtje të kauzës së tyre që demarkacioni të mos kaloj. I thanë jo nuk kalon, i thanë no passes, i thanë no pasarn.

Por çka ndodhi, ndodhi ajo nuk duhej të ndodhë, apo nuk është të ndodhë. Për gjuajtje të gasit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës që të dytë u shpërblyen:

I pari Albin Kurti për gjuajtjen e gazitlotsjellës u arrestua. Që dy vite e më shumë e sorollatin nëpër gjykata, ndoshta është e dënojnë, anipse kjo nuk vepër penale kur dikush i del zot atdheut.

I dyti Ramush Haradinaj nuk shkoj në burg për përdorimin e gazit lotsjellës, po ai gola u ba his më pakë se kryeministër i vendi. Këtu Albino dhe Ramushi i ndanë dhitë. Të parit i kanoset burgu, i dyti tashti si kryeministër po çka është ky farë demarkacioni sepse isha konë në gjumë, tashti u kthjella, tashti si Kryeministër e përkrahi demarkacionin e Mehes, dhe bile po shkon aq larg sa që po ua shtrinë dorën Serbëve të veriut që ta votojnë demarkacionin, po ia falë Serbisë edhe viktimat e luftës, po ia falë Serbisë edhe gjakun e vëllezërve qe ia vranë serbët, gati duke thanë hajt së nuk bahet kiameti.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat