Reagon edhe Duda Balje: Nëna e Donikës është boshnjake, e duam në VAKAT

Aktuale

Reagon edhe Duda Balje: Nëna e Donikës është boshnjake, e duam në VAKAT

Nga: P.R Më: 15 mars 2018 Në ora: 08:42
Duda Balje dhe Donika Kadaj-Bujupi

Përmes një postimi në faqen e saj në facebook, deputetja boshnjake e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje i ka dalë në mbrojtje Donika Kadaj Bujupi, e cila gjatë ditës së djeshme rikthye në “gjirin” e saj të dikurshëm, AAK-në.

“Mirë de, nëna e Donikës është boshnjake, çka ka të keqe këtu. A keni diçka kundër që Donikën ta marrim në VAKAT. Lëreni gruan rehat”, ka shkruar Balje në Facebook, përcjellë “Bota sot.

Kujtojmë, se gjatë një seance parlamentar, tash shefi i Donikës, Ramush Haradinaj e kishte ofenduar atë, duke e porositur që të mos i fyente komunitetet, ngase ashtu siç  thoshte ai, do të “hidhërohej nëna e saj”.

“Duhet të ruhesh mos po idhnohet nëna jote.  S’po e bën askush avokatin, por që organet e drejtësisë merren për të gjitha rastet. Mos të na shesin mend se të gjithë i njohim”, kishte thënë Haradinaj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat