Haradinaj flet për kthimin e Donikës: Ajo ka përvojë në...

Aktuale

Haradinaj flet për kthimin e Donikës: Ajo ka përvojë në...

Më: 15 mars 2018 Në ora: 12:55
Donika Kadaj-Bujupi dhe Ramush Haradinaj

Donika Kadaj-Bujupi nuk përkrahu kryetarin e VV-së Albin Kurti por as nuk shkoi me grupin e të pakënaqurve në VV e që nga dje formuan Grup të ri parlamentar.

Kadaj-Bujupi zgjodhi që të kthehet aty ku ka qenë. Në partinë që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj, që aktualisht është shef i ekzekutivit.

Këtë kthim të  bashkëpunëtores së tij shumë vjeqare e ka gëzuar kryeministrin e vendit. Sipas tij deputetja Kadaj-Bujupi ka përvojë në tema politike.

Haradinaj: Donika Kadaj ka përvojë në tema politike

“Donikës i kam uruar mirëseardhje kemi rrugëtuar për një kohë të gjatë bashkë janë procese të ndjeshme në vend, nevojitet roli i secilit  dhe Donika ka përvojë në tema politike”, tha Haradinaj.

 Ndërsa kur u pyet nëse deputetja më e re e AAK-së ka kërkuar ndonjë post ministror apo ndonjë favor tjetër , Haradinaj tha se Donika Kadaj-Bujupi nuk ka pasur asnjë kërkesë të çfarëdo natyre përveç se siç i ka thënë ajo, i është pamundësuar veprimi në VV pas ndryshimeve që kanë ndodhur.

Haradinaj: Atje ku ishte Donikës iu ka pamundësuar kontributi

“Ajo nuk ka ba ndonjë kërkesë është deputete të çfarëdo natyre qoftë vlerësimi i saj ishte ‘du me dhanë kontribut; e që është pamundësu në organizatën ku ishte me këto ndryshime që ndodhën dhe ka besuar me vazhdu kontributin me neve”, tha kryeministri Haradinaj.

Donika Kadaj-Bujupi për shumë vjet ka qenë anëtare e AAK-së dhe deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e kësaj partie.

Me kthimin e saj në AAK, partia e kryeministrit  i ka 11 deputetë në Parlament.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat