Presidenti Hashim Thaçi, ka dekoruar ish-presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy me medaljen presidenciale jubilare të dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Thaçi u shpreh se këtë dekorim e bëri në emër të popullit të Kosovës.
“Çdo qytetar i Kosovës e mban në mend deklaratën e famshme të ish-presidentit Sarkozy kur paralajmëroi disa ditë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës në një shkollë fillore në Paris, se harta evropiane do të ndryshoi dhe pasurohet me një shtet të ri - Republikën e Kosovës”, ka shkruar Thaçi, në një publikim të bërë në rrjetin social Facebook.
Presidenti Thaçi tutje ka thënë se shteti i Kosovës e ka të ardhmen e sigurt me miq nga i gjithë spektri politik francez.