Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit për përcaktimin e Demarkacionit, ndodh sot

Aktuale

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit për përcaktimin e Demarkacionit, ndodh sot

Më: 15 mars 2018 Në ora: 16:18
Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot në orën 17:00 për të caktuar edhe zyrtarisht seancën e Demarkacionit.

Seanca e Demarkacionit do të mbahet të martën në orën 14:00 dhe këtë e ka konfirmuar edhe kryeministri.

E kjo seancë pritet të caktohet edhe zyrtarisht nga kryesia e Kuvendit, që do të mblidhet sot në orën 17:00.

Demarkacioni është shtyrë disa herë për shkak se nuk ishin siguruar votat e nevojshme. Partneret e koalicioni qeveritar janë angazhuar për të negociuar me Listën Serbe dhe Vetëvendosjen për ta votuar Demarkacionin.

Me kalimin e deputetes Donika Kadaj – Bujupi nga Vetëvendosje në AAK, janë siguruar 79 vota për Demarkacion e nevojitet vetëm edhe një tjetër votë për ratifikim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat