Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 69 vota pro, një kundër dhe një abstenim kanë votuar rezolutën e nxjerrë për dhunën në familje me 9 rekomandime.
Po ashtu, deputetët kanë votuar shqyrtim-propozim vendimin e Qeverisë me 73 vota pro në lidhje me Pallatin e Rinisë në Prishtinës, që do të thotë se deputetët janë pajtuar që ky pallat të jetë në pronësi të komunës së Prishtinës.