Korab Sejdiu ka një lajm të mirë për juristët

Aktuale

Korab Sejdiu ka një lajm të mirë për juristët

Nga: A.ZH Më: 15 mars 2018 Në ora: 17:15
Korab Sejdiu

Deputeti i pavarur Korab Sejdiu, ka njoftuar se Komisioni për Provimin e Jurisprudencës është miratuar sot në Kuvendin e Kosovës.

Sejdiu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se miratimi i këtij Komisioni, është imrëndësishëm për juristët e rinj, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Sejdiut:

Provimi i Jurisprudencës

Kolegë juristë të nderuar - filloni përgatitjet për provim të jurisprudencës. Komisioni për Provimin e Jurisprudencës posa u miratua ne Kuvend. Pavarësisht ankesave që mund të kemi lidhur me përbërjen e Komisionit, shumë e rëndësishme është që u debllokua ky proces shumë i rëndësishëm për juristët tanë të rinj. Inkurajoj Ministrinë e Drejtësisë që të organizojë provimin e jurisprudencës të rradhës sa më shpejtë që është e mundur. URIME juristë kandidatë, e suksese në provim!/BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat