Frashëri e përfundon fjalimin që e la gjysmë

Aktuale

Frashëri e përfundon fjalimin që e la gjysmë

Më: 16 mars 2018 Në ora: 11:14
Frashër Krasniqi

Deputeti i Grupit të Deputetëve të Pavarur, Frashër Krasniqi, në seancën plenare tha se që dy vite janë torturuar familjet e tyre duke i quajtur ata terroristë pikërisht në sallën e Kuvendit.

Ai iu ka drejtuar deputetëve të PDK-së dhe LDK-së, duke iu thënë se çka do të thonë tash për një rast të montuar politik.

Krasniqi: Na i keni torturuar familjet për dy vjet

“Është folur për neve prej kësaj foltore prej deputetëve disa të PDK-së dhe disa të LDK-së duke na akuzuar për terrorizëm dhe asnjëherë nuk i është ndërprerë fjala nga kryetari i Kuvendit dhe për mua logjika është e thjeshtë, kur gjykatat nuk vendosnin për rastin tonë deputetët e PDK-së, duke përfshirë edhe kryetarin Veseli dhe disa deputetë të LDK-së na akuzonin se ju jeni terroristë, dhe e bënin me zell të madh dhe nuk e merrnin në konsideratë fare çfarë pasojash mund të ketë kjo qoftë te familjet tona, qoftë të njerëzit tjerë....për dy vjet rend na i keni tortoruar familjet duke na thënë terrorista, çka do të thoni sot. Për dy vjet na keni torturuar herë duke na mbajtur në arrest shtëpiak herë duke na mbajtur nëpër burgje në një proces të montuar politik. E sot tash keshni dhe bëni hajgare, sot iu dhëmb e vërteta faktikisht”, tha Krasniqi. Deputeti i Grupit më të ri Parlamentar herën e kaluar nuk kishte mundur ta përfundojë fjalimin e tij pasi që ia kishte ndalë fjalën kryetari i Kuvendit  Kadri Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat