Jevtiq demanton, nuk jemi takuar me Kadri Veselin, nuk na intereson Demarkacioni!

Aktuale

Jevtiq demanton, nuk jemi takuar me Kadri Veselin, nuk na intereson Demarkacioni!

Më: 16 mars 2018 Në ora: 12:18
Dalibor Jevtiq

Zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiq ka thënë se këto ditë nuk ka pasur takim ndërmjet tij dhe Veselit Lista Serbe mbetet pranë qëndrimit që të mos votojë pro ratifikimit të kufirit Kosovë –Mali i Zi, sepse, siç thotë Dalibor Jevtiq, aktualisht demarkacioni nuk u intereson përfaqësuesve të kësaj partie serbe.

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëkohësisht ministër për Komunitete e Kthim, Jevtiq ka thënë se këto ditë nuk ka pasur takim ndërmjet tij e kryetari të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli “A kemi biseduar për këtë temë”? Po kemi biseduar për këtë temë. Përgjigja jonë ka qenë se aktualisht nuk na intereson, se kjo, fundja, nuk ka qenë temë marrëveshjes sonë të koalicionit. A ka presione nga bashkësia ndërkombëtare, ka presione, ajo kërkon që ne ta përkrahim këtë proces”, citon radiokim të ketë thënë Jevtiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat