Kurti: Shteti ka gënjyer kur Astriti është arrestuar dhe kur ka vdekur

Aktuale

Kurti: Shteti ka gënjyer kur Astriti është arrestuar dhe kur ka vdekur

Më: 16 mars 2018 Në ora: 15:37
Albin Kurti

Deputeti dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në interpelancën e kryeministrit Haradinaj për vdekjen e aktivistit të VV-së, Astrit Dehari në burgun e Prizrenit ka thënë  se për këtë rast duhet domos -doshëmrisht një hetim ndërkombëtarë.

Kurti ka kujtuar deklaratat e  Nexhmi Krasniqit drejtor i policisë në Prizren dhe prokurorit Sylë Hoxha, që sipas tij, dhanë deklarata se Astri Dehari është vetëvra, ende pa dalë rezultatet e analizave.

“Shteti ka gënjyer kur Astrit është arrestuar dhe kur ka vdekur”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se edhe në publikimin e xhirimeve të kamerave të publikuar në media, nuk janë respektuar ligjet.

Sipas tij hetimi ndërkombëtarë për këtë rast është i domosdoshëm.

Ai ka paraqitur edhe tri kërkesat e interpelancës e të cilat janë:

Realizmi i pa vonesë  për hetim ndërkombëtarë dhe pa pengesa nga institucionet shtetërore, shkarkimin e zyrtarëve të policisë, shkarkimi i Dhurata Hoxhës nga kabineti qeveritar, e cila në atë kohë ishte ministre e Drejtësisë.

Astri Dehari ka ndërruar jetë në burgun e Prizrenit, i cili po mbahej si i dyshuar për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës ku të dyshuar ishin edhe pesë aktivistë të tjerë të Vetëvendosjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat