Riinvest i reagon Milaim Zekës, i quan shpifje akuzat e tij

Aktuale

Riinvest i reagon Milaim Zekës, i quan shpifje akuzat e tij

Nga: A.ZH Më: 16 mars 2018 Në ora: 16:30
Milaim Zeka

Instituti Riinvest ka reaguar ndaj akuzave të deputetit të Nismës Socialdemokrate Milaim Zeka, se ky institut ka vjedhur 1.8 milionë euro.

Në një reagim të Riinvest, thuhet se akuzat e Zekës janë shpifje dhe keqpërdorim i foltores së Kuvendit.

Për më tepër, Riinvest ka thënë se nuk ka pasur asnjëherë kontratë me “DFID”në vlerat që përmend Milaim Zeka.

Më poshtë reagimi i plotë:

Sotnë foltoren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, deputeti Milaim Zeka, përndryshe me shumë akuza mbi vete, nga foltorja e Kuvendit deklaroi si në vijim: “E dimë edhe një diçka, në Qeverinë e Agim Çekut në vitin 2006-2007, Riinvesti i asaj kohe i ka vjedh dhe keqpërdor 1.8 milion euro para të DFID-it anglez dhe paret e SIDA-s suedeze që janë dhënë për planin strategjik zhvillimor në atë kohë të Qeverisë”

Për hir të informimit të drejtë të opinionin theksojmë se Institutit Riinvest nuk ka patur asnjë kontratë për fonde të “DFID” lidhur me Strategjinë dhe Planin Zhvillimor tëKosovës në vitet 2006-2007, e as më vonë e as më herët. Riinvest asnjëherë nuk ka patur kontratë me “DFID”në vlerat që përmend Milaim Zeka.

Së këndejmi, këtë deklaratë e konsiderojmë si shpifje dhe tentim për dëmtimin të reputacionit të Institutit Riinvest dhe keqpërdorim të foltores së Kuvendit dhe të imunitetit që i garanton ligji në fuqi.

Sejdi Osmani,

Kryetar i Bordit të Institutit Riinvest/BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat