Edhe në momentin e dytë, kur ka filluar të flas ministrja Dhurata Hoxha, kanë nis trokitjet e deputetëve të VV-së, për ta penguar atë, megjithatë ajo ka vazhduar fjalimin, duke thënë se deputetët e VV-së janë shndërruar në ekspertë të forenzikës, policisë, prokurorisë.
Ajo tha se është angazhuar për zgjidhjen e vdekjes së Astrit Deharit, duke bërë çdo gjë që ka qenë në kompetencën e tij.
“Nuk kam qenë në qeli me të ndjerin por as nuk e kam njohur. Zoti Kurti si mund të jeni të qetë që nuk e keni lënë të ndjerin me familjen e tij. Pse nuk tregoni çka i keni thënë të ndjerit që e keni bërë të ndihet aq keq, që u dëshmuar edhe në ditarin e tij por ju e keni keqpërdorur dhe vazhdoni ta keqpërdoreni familjen e të ndjerit”, tha ajo.