Albert Krasniqi: Deputetët që nuk votojnë duhet të ndëshkohen edhe financiarisht

Aktuale

Albert Krasniqi: Deputetët që nuk votojnë duhet të ndëshkohen edhe financiarisht

Më: 16 mars 2018 Në ora: 19:17
Kuvendi i Kosovës

Monitoruesi i punës së Kuvendit, Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka reaguar pas mos-pjesëmarrjes në votim të deputetëve për mocionin në Interpelancën për vdekjen e Astirt Deharit.

“Mos pjesëmarrja në votim është shmangie nga përgjegjësia dhe përfaqësimi i qytetarëve. Nëse nuk jeni për apo kundër, mund të abstenoni e jo të bllokoni vendimmarrjen në Kuvend. Për këta deputetë duhet të parashihen ndëshkime, jo vetëm me votë por edhe financiare”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai ka thënë që një mënyrë tjetër për ta rregulluar këtë çështje është përmes Rregullores së re të Punës së Kuvendit, ku mund të parashihet që deputeti i cili nuk merr pjesë në votim, por që është prezent në seancë, vota t’i llogaritet me automatizëm si abstenim.

Sot mocioni për rastin Dehari nuk kaloi për shkak që shumë deputetë nuk morën fare pjesë në votim. Nga 65 deputetë të pranishëm në seancë, votuan vetëm 52 duke bërë që votimi i mocionit të shtyhet për 21 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat